Kaçe sqaron të vërtetën

Futboll

Kaçe sqaron të vërtetën

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 15:02
Ergys Kaçe

Gjatë ditës së sotme u përfol për një largim të mundshëm të Ergys Kaçes nga Kombëtarja pasi përfundoi në tribunë në ndeshjen e fundit. 

Mesfushori kuqezi ka reaguar menjëherë duke përgënjeshtruar gjithçka me anë të një statusi në rrjetin social faceboook, ku shprehet se gjithçka ka qenë "fallco".

"Pershendetje te gjithe ndjekesve te mi...
Dua te pergenjeshtroj nje lajm te nxjerre nga mediat per largimin tim ngaKombetarja Shqiptare si shkak mosperputhje me tranjerin tone Gianni De Biazi...

Ky lajm nuk eshte aspak i vertet !
Une nuk do te largohesha kurre nga Kombetarja Shqiptare per asnje lloj arsyeje. 

Une ne Kombetaren Shqiptare kam ardhur me nje deshire te plote dhe kurrsesi sdo te doja largimin nga Kombetarja ime.
Per ekipin tone Kombetar kam ndenjur dhe ne stol,dhe ne tribune por dhe ne Formacion,dhe kam respektuar gjithmone zgjedhjet e trajnerit. 

Shqiperia ose Kombetarja Shqiptare eshte prejardhja ime, eshte Atdheu im pavarsisht, se une jam rritur ne nje shtet tjeter,nuk e kam mohuar kurre Atdheun tim dhe Jam shume Krenar qe jam Shqiptar. 
Theksoj per ''Lajmet Fallco'' dhe te paverteta qe une si Ergys Kace jam i lumtur ne cdo moment kur KOMBI im fiton pavarsisht a jam ne stol,ne tribune, apo ne formacion".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat