Mustafi me Gjermaninë nuk lëshuan pe! Anglia baras me sllovenët

Futboll

Mustafi me Gjermaninë nuk lëshuan pe! Anglia baras me sllovenët

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2016 Në ora: 23:11
Gjermania

Gjermania plotë 270 minuta nuk ka pësuar gol, ka goldallimin 8:0 në grupin C të eliminatorëve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018". Futbollistët gjermanë administruan lojën dhe u angazhuan aq sa iu dashtë për të fituar edhe tri pikë të mëdha në përballje me Irlandën Veriore.

Gjermania shënoi fitore me rezultat 2:0 kundër Irlandës Veriore, në takimin në stadiumin "HDI - Arena" në Hannover. Për 17 minuta çdo gjë përfundoi për irlandezët. Draxler në minutën e 13-të dhe Khedira në atë të17-të shënuan për fitoren e kampionit në fuqi të botës.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të në vend të Jerome Boateng dhe kontribuoi në këtë fitore të madhe të kampionit. Gjermania kryeson me 9 pikë, kurse Irlanda Veriore është në pozitën e tretë me katër pikë.

Sllovenia dhe Anglia shfaqën lojë shumë të mirë, të dyja palët krijuan raste të mira, por për fat të keq asnjëra palë nuk e gjetën golin e fitores. Sllovenia u nda baras me Anglinë me rezultat 0:0. Për Slloveninë është një pikë domethënëse e cila renditet në vend te tretë me 5 pikë, dy me pak se Anglia që udhëheq grupin F.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat