Gjoka: Barazimi me dinjitet. Magani: Gabojme ne mbrojtje

Futboll

Gjoka: Barazimi me dinjitet. Magani: Gabojme ne mbrojtje

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 23:42
Ernest Gjoka

Ernest Gjoka pas perfundimit te sfides me Flamurtarin.

“Nuk është se nuk po bëjmë më të mirën për të marrë fitoren, por sigurisht që transfertat në Shqipëri janë shumë të vështira. Sot u goditëm shumë shpejt nga një kundërshtar si Flamurtari, një skuadër përballë së cilës është e vështirë ta përmbysësh rezultatin, mbi të gjitha me një lojtar më pak. Çfarë ndodhi pas kartonit të kuq të Pashajt? Të gjithë lojtarët morrën përgjegjësi, duke bërë që inferioriteti të mos ndikonte. Në të tilla ndeshje nevojitet dinjiteti.”

Enea Koliçi u shpreh i lumtur per rezultatin dhe per lojen e zhvilluar.

“Do të isha më i kënaqur nëse do të shpallesha lojtari i ndeshjes dhe do të fitonim. Jam krenar për ekipin, sepse kur një skuadër luan me 10 lojtarë për shumë minuta dhe merr një pikë, në një fushë si kjo e Flamurtarit, është gjë mjaft e rallë.Forca jonë do të duket në ndeshjen direkte me Skënderbeun, por më parë duhet të fitojmë me Korabin, pasi ato tre pikë janë shumë të rëndësishme që të shkojmë në Korçë me moralin e lart.”

Ndersa Gugash Magani ne fund te perballjes me Kukesin pohoi se:

“U futëm në fushë me mendimin dhe besimin për ta fituar ndeshjen. Kemi zhvilluar një lojë përgjithësisht të mirë, por në të gjitha ndeshjet e fundit, kemi pësuar gola kur ishim shumë mirë në fazën sulmuese. Ka qenë mungesë përqendrimi nga individë të veçantë.

Kundërshtarët na rrezikuan vetëm nga goditje standarde, ndërsa ne ishim gjithmonë pranë portës dhe nëse do të kishim realizuar edhe golin e dytë, padyshim do ta kishim fituar ndeshjen.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat