Daja: Fitore e rëndësishme, Mërgjyshi: Tirana e meritoi

Futboll

Daja: Fitore e rëndësishme, Mërgjyshi: Tirana e meritoi

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 23:46
Ilir Daja

I zhgënjyer për disfatën në fund trajneri i Korabit Artan Mërgjyshi, ndërkohë që trajneri i Tiranës Ilir Daja dhe autori i golit Gjergji Muzaka iu gëzuan suksesit të arritur në fund në intervistat e pas ndeshjes për Supersport.

Artan Mërgjyshi

“Vërtet të vjen keq sesi rrodhën ngjarjet pasi kur pëson gol në fund të dhemb më shumë. Ishte një pikë e humbur nga ana jonë sepse me atë cfarë prodhuam mund të merrnin një barazim, por nuk mund të them që Tirana nuk e meritoi fitoren sepse ata ishin më afër suksesit. Gjithsesi ishte një ndeshje e përgatitur mirë nga ana jonë, unë jam i kënaqur me atë cfarë dhamë në fushë edhe pse kur humbet në fund të dhemb gjithmonë. Me pak fat mund të merrnim një pikë por futbolli ky është.”

Ilir Daja

” Natyshëm që jo sepse emocionet bëjnë të veten, por që fitorja në fund ishte e merituar. Kemi krijuar shumë volum loje, kemi patur shumë raste për shënim, kemi marrë shumë nga goditje nga këndi dhe kemi goditur shumë herë portën. Në disa raste kemi humbur disa ekuilibra kur kundërshtari tentonte kundërsulmin e shpejtë. Gjithsesi kemi marrë një fitore në fund por të merituar mendoj”.

Gjergji Muzaka

“Më vjen mirë që ndihmova skuadrën. Ishte shumë e rëndësishme kjo ndeshje,  këto janë nga ato sfidat ku duhet të marrësh patjetër tre pikët, dhe ne ja dolëm. Në kampionat nuk ka skuadra të vogla dhe duhet të marrësh gjithmonë pikët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat