Cevoli: Sfidat të përfundojnë brenda kohës

Futboll

Cevoli: Sfidat të përfundojnë brenda kohës

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 23:47
Roberto Cevoli

Trajneri i ri i Teutës, Roberto Cevoli në përfundim të sfidës me Skëndërbeun deklaroi se:

“Ne e kishim pergatitur këtë ndeshje me shumë sakrifica dhe e dinim që do të përballeshim me një ekip shumë të fortë dhe nëse kishte një skuadër që meritonte të fitonte ishte Skënderbeu, por ndeshjet duhet të përfundojnë kur përfundon koha por për fat të keq morëm një gol pasi kishtë përfunduar dhe shtesa dhe gjyqtari mesa duket nuk e ndjeu të nevojshme të vërshëllente. Kjo na zhgënjen. Gjithsesi objektivi ynë mbetet të bëjmë një kampionat të mirë dhe mendoj se dicka të mirë treguam dhe ndaj Skënderbeut. Dua t’i komplimentoj lojtarët për lojën që bënë dhe pse meritonin që të merrnin një barazim.”

Ndërsa trajneri i kampionëve në fuqi, Andrea Agostinelli pas sfidës me teuten deklaroi:

“Nuk e nënvlerësuam aspak kundërshtarin, por këto lloj ndeshjesh kur regjistron të paktën 10-12 raste për gol dhe portieri kundërshtar pret gjithçka, janë pikërisht ato sfida ku rrezikon të humbasësh. Besoj se në fund u shpërblyem për volumin e lojës dhe për rastet që krijuam. Në disa momente nuk arrija ta besoja, sepse sulmuesit tanë shpërdoruan shumë raste, ndërsa portieri i Teutës neutralizoi çdo goditje. Megjithatë, ky është Skënderbeu që dua. Mendoj se kemi regjistruar një ecuri të jashtëzakonshme, por jemi vetëm në fillim të sezonit: kampionati është i gjatë dhe çdo ndeshje përfaqëson vështirësitë e saj.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat