Ribery sulmon keq Griezmannin

Futboll

Ribery sulmon keq Griezmannin

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 15:43
Franck Ribery dhe Antoine Griezmann.

Ylli francez i futbollit, Franck Ribery ka sulmuar ashpër Antoine Griezmann.

Për sulmuesin e Atletico Madrid dhe të Kombëtares Franceze, 2016 ka qenë një vit jo dhe aq me fat, duke humbur dy finale shumë të rëndësishme, siç ishte Liga e kampionëve dhe Kampionati Evropian.

Dhe pse futbollisti francez merr gjithmonë fjalë të mira, një francez dhe atë i njohur si Franck Ribery.

“Sipas mendimit tim, Griezmann nuk është një lojtarë i klasit botëror, pasi ai nuk ka pasur ecuri pozitive ndër vite, si në kampionatin Spanjoll ashtu edhe në kupat e Evropës”. “Nëse ai shfaqet gjithmonë në formë për 10 apo 15 vitet e ardhshme, atëherë unë do ta komplimentoj atë. Unë pësova një dëmtim të rëndë dhe tani që jam rikthyer jam po ai që isha para dëmtimit. Në 10 sezonet e fundit kam qenë gjithmonë mes më të mirëve”, ka thënë Ribery.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat