Chelsea dhe Nike kanë zyrtarizuar marrëveshjen më të madhe komerciale në histori të klubit londinez.
Chelsea ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kompaninë e veshmbathjeve sportive Nike, që njëkohësisht është marrëveshja më e madhe komerciale në histori të klubit.
Nike do të prodhojë uniformat e skuadrës së parë, akademisë, ekipit të femrave si dhe produkte të ndryshme të veshmbathjeve për miliona tifozë të Chelseas, anembanë botës, ka njoftuar klubi.
“Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për klubin”, deklaroi drejtoresha e Chelseas, Marina Granovskaia.