Wenger konfirmon bisedimet për kontratën e re të Bellerin

Futboll

Wenger konfirmon bisedimet për kontratën e re të Bellerin

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 22:13
Ilustrim

Arsenali kërkon me që me çdo kusht ta mbajë mbrojtësin e krahut të djathtë Hector Bellerin.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar që klubi ka nisur punën për t’i rinovuar kontratën Bellerinit, për të cilin kohëve të fundit ka shfaqur interesim Barcelona.

“Jam i befasuar me spekulimet që kam dëgjuar kohëve të fundit. Bellerin ka edhe tre vite të tjera kontratë dhe ne mundohemi që t’i çojmë lojtarët në një nivel ku mendojmë se ata e meritojnë”.

“Ajo që dua të them është se jemi duke punuar në atë drejtim, që t’i vazhdojmë kontratën edhe pse për mua ai ka një të ardhme të gjatë me Arsenalin”, ka deklaruar Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat