Legjenda e Interit kritikon Maldinin

Futboll

Legjenda e Interit kritikon Maldinin

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 23:24
Paolo Maldini

Legjenda e Interit, Giuseppe Bergomi ka deklaruar se Paolo Maldini duhet të kishte pranuar ofertën e Milanit për punë.

Heroit të Rossonerëve i ishte ofruar roli i drejtorit teknik nga pronarët e ardhshëm kinez, por ishte i pabindur dhe e refuzoi atë, por ka marrë kritika nga disa.

“Nuk pajtohem me mikun tim Paolo Maldini”, ka thënë Bergomi për Il Giorno.

“Në vend të tij unë do të kisha pranuar ofertën e pronarëve të ri të Milanit”. “Dikush si ai do ti kishte mësuar të gjithë pas një muaji në klub!”, përfundoi ish-kapiteni i Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat