Tre klube të njohura në garë për Iscon

Futboll

Tre klube të njohura në garë për Iscon

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 13:20
Isco

Mesfushori i Real Madrid, Isco po përgatitet të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Pas interesimit të Milanit dhe Tottenhamit tashmë një tjetër klub i madh është futur në garë për të marrë shërbimet e spanjollit.

Bëhet fjalë për Juventusin e cila nuk ka ndërmend të ndalet as në merkaton e ardhshme për të përforcuar skuadrën akoma edhe më shumë.

Sipas medieve italiane, drejtues të “Zonjës së Vjetër” janë duke kërkuar një takim me drejtues të klubit spanjoll për të arritur një marrëveshje paraprake.

Isco dëshiron largimin nga Real Madridi për shkaka se është i pa kënaqur me minuat e ofruar nga Zinedine Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat