Çmenduria e Interit: Suning dëshiron Suarezin, Agueron e Rodriguezin!

Futboll

Çmenduria e Interit: Suning dëshiron Suarezin, Agueron e Rodriguezin!

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 14:16
Luis Suarez

Drejtuesit e Interit, Suning Group, mund të pranojnë eliminimin nga Liga e Evropës dhe të fokusohen për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ku dëshirojnë të transferojnë emra të mëdhenj si Luis Suarez, Sergio Aguero, Domenico Berardi e Matteo Darmian.

Gazeta italiane, Gazzetta dello Sport, ia ka kushtur një artikull Interit, ku flet rreth situatës ekonomike të drejtuesve të rinj të Interit, për të cilët tregon që nuk ka limite, pasi dëshirojnë të sjellin emra të mëdhenj të futbollit botëror në skuadër.

“Në janar do vinë dy mbrojtës, Matteo Darmian, Martin Caceres dhe Victor Lindelof jane ne liste”, thuhet në njoftimin e Gazzetta dello Sport" 

“Ndërsa, vera do jetë totalisht e çmendur, do merret një talent në Serie A, Domenico Berardi ose Federico Bernardeschi”. 

“Me pas goditja e madhe për një ‘Top Player’ të vërtet: Luis Suarez, James Rodriguez dhe Sergio Aguero, për të cilët ka pasur sondazhe”, përmbyllet shkrimi i gazetës italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat