Chelsea-Leicester, ja pse futbollistët do të mbajnë shirita të zinj

Futboll

Chelsea-Leicester, ja pse futbollistët do të mbajnë shirita të zinj

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 13:02
Chelsea-Leicester

Chelsea-Leicester do të hapë pas pak siparin e javës së tetë në kampionatin anglez. Në duelin e “Stamford Bridge”lojtarët do të mbajnë shiritat e zinj. Është normale që lojtarët të nderojnë dikë që sapo ka ndërruar jetë, por lojtarët e Chelseat dhe Leicesterit do të nderojnë dy persona të ndryshëm.

Futbollistët e Antonio Contes do të nderojnë të ëmën e brazilianit Ëillian, e cila ndërroi jetë pas dy vite e gjysmë luftë me kancerin. Futbollisti nuk do të luajë në këtë sfidë, por shokët e skuadrës do të dëshmojnë që janë me të në këto momente të vështira.

Ndërsa, futbollistët e Leciester do të nderojnë Mbretin e Tajlandës, Bhumibol Adulyadej, i cili ndërroi jetë para dy ditësh në Bangkok. Familja që drejton skuadrën kampione është me origjinë nga Tajlanda, prandaj kjo po bëhet për të respektuar pikërisht presidentin e skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat