I vunë flakën hotelit në Shqipëri, ja si e pësojnë dy futbollistët gjermanë

Futboll

I vunë flakën hotelit në Shqipëri, ja si e pësojnë dy futbollistët gjermanë

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 14:33
Ilustrim

Futbollistët e kanë mohuar të kenë pasur faj për këtë incident të tillë duke pretenduar se ata as kishin tymosur nargjile dhe as që e kishin blerë diçka të tillë duke mos pasur dijeni se ka qenë në dhomën e tyre, por ky justifikim nuk është besuar nga askush.

Vitaly Janelt dhe Idrissa Toure, dy lojtarët të cilët janë pjesë edhe e akademisë së Red Bull Leipzig, sipas raportimit të mediave gjermane, kishin marrë nargjile në dhomën e hotelit ku ishin të grumbulluar.

Nuk dihet se si Janelt dhe Ture kanë arritur ta sigurojnë atë, por në kohën që ata kanë lënë hotelin për të qenë prezent në ndeshjen Gjermani-Shqipëri të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, e cila përfundoi me shifrat 3-2, e harruan të ndezur nargjilenë në dhomë dhe kjo shkaktoi ndezjen e një zjarri.

Për fat punonjësit e hotelit e pikasën diçka të tillë dhe arritën ta kontrollonin zjarrin që të mos përhapej në dhomat e tjera. Një incident i tillë ka tërbuar trajnerin e kombëtares gjermane, Frank Kramer, i cili menjëherë pas ndeshjes i ka larguar futbollistët nga grumbullimi duke i kthyer më herët në Gjermani, shkruan “Panorama Sport”.

Futbollistët e kanë mohuar të kenë pasur faj për këtë incident të tillë duke pretenduar se ata as kishin tymosur nargjile dhe as që e kishin blerë diçka të tillë duke mos pasur dijeni se ka qenë në dhomën e tyre, por ky justifikim nuk është besuar nga askush. Edhe drejtori sportiv i Leipzig, Ralf Rangnick, i përjashtoi dy lojtarët nga akademia e skuadrës. Për më tepër ata u gjobitën dhe u dënuan me shërbim komuniteti në një kopsht fëmijësh.

Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve, atë mes Gjermanisë U-19 dhe Irlandës U-19 të zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit dhe të fituar nga gjermanët me shifrat 4-0, dy futbollistët nuk ishin prezentë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat