Taulant Xhaka mbyll gojët e liga: Nuk jam kosovar, jam shqiptar nga trevat e Arbërisë…

Futboll

Taulant Xhaka mbyll gojët e liga: Nuk jam kosovar, jam shqiptar nga trevat e Arbërisë…

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 18:58
Taulant Xhaka

Një debat i madh ka nisur këto ditë mes shqiptarëve, atyre të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, debat që është shtrirë dhe në fushën e sportit.

Një pjesë mendon se jemi ndryshe, një pjesë tjetër mendon se jemi një. Disa mendojn se ‘kosovarët’ duhet të kenë simbolet e tyre pjesa tjetër mendon që ‘shqiptarët e Kosovës’ duhet të përfaqësohen me ngjyrat kuqezi, ngjyrat për të cilët luftëtarët ranë dëshmor.

Një fans ka komentuar në një postim të Taulant Xhakës duke i shkruar “Kosovar je ti o burrë i dheut” duke transmetuar një mesazh që Taulanti po bën gabim që mbron ngjyrat kuqezi por duhet të mbrojë ato verdhe e kaltër.

Përgjigjia e Taulantit është tepër finoke. “Jam shqiptar nga trevat e arbërisë” shkruan zemërluani i kombëtares tonë duke i dhënë fund të gjitha debateve për këtë pikë në statusin e tij në rrjetin social facebook.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat