Atletico shkatërron Granadan, merr kryesimin në La Liga

Futboll

Atletico shkatërron Granadan, merr kryesimin në La Liga

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 20:34
Ilustrim

Atletico Madridi ka arritur një fitore spektakolare 7-1 ndaj Granadas në kuadër të javës së 8-të në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones e nisi keq takimin duke u gjendur shumë shpejt në disavantazh por më pas ktheu gjithçka në favorin e saj pasi shënoi 7 herë në portën kundërshtare.

Yannick Ferreira-Carrasco (34’, 45’ dhe 61’) shënoi tripletën në këtë takim ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Nicolas Gaitan (63’ dhe 81’), Angel Correa (85’) dhe Tiago (87’).

Pas kësaj fitoreje Atletico pozicionohet në vendin e parë me 18 pikë, dy më shumë se Barcelona e tre më shumë se Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat