Wenger flet për kartonin e kuq të Granit Xhakës

Futboll

Wenger flet për kartonin e kuq të Granit Xhakës

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 20:48
Ilustrim

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mendon se Granit Xhaka nuk meritonte direkt kartonin e kuq për ndërhyrjen nga mbrapa ndaj Modou Barrow.

“Ishte një vendim i vrazhdë. Mua mu duk se ishte karton i verdhë i errët, por gjyqtari i dhe atij të kuq të ndritur”, ishte përgjigjja e çuditshme e Wenger.

Mesfushori shqiptar u detyrua të lerë skuadrën e tij me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me karton të kuq ndërsa Arsenali arriti të marrë një fitore 3-2 përballë Swanseas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat