Mane: Klopp më kërkonte që te B. Dortmund

Futboll

Mane: Klopp më kërkonte që te B. Dortmund

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 22:42
Sadio Mane

Mesfushori i Liverpool, Sadio Mane ka deklaruar se trajneri i “The Reds”, Klopp e ka kërkuar atë që kur ai drejtonte skuadrën e gjermane Borussia Dortmund. Mane fillimet e tij të para si futbollist profesionist i ka kaluar në kampionatit austriak, konkretisht tek skuadra Red Bull Salzburg. Aty qëndroi për dy vite, ku në 63 takime arriti të shënonte 31 gola. Forma e tij e mirë në Bundesligën Austriake, tërhoqi vëmendjen e ekipit anglez, Southampton e më pas u transferua në “Anfield Road” për shumën e 40 milionë Eurove.

“Përpara së të transferohesha tek Liverpooli, unë kam pasur mundësinë të punoja me Jurgen Kloop që nga koha kur ai drejtonte Borussia Dortumund. Ai u mundua të bindte drejtuesit e skuadrës por, në fund palët nuk arritën akordin. Fatmirësisht tani po punoj më të. Është një trajner i jashtzakonshëm. Nën drejtimin e tij skudra po ecën në rrugën e duhur.”

Senegalezi zbuloi gjithashtu se në momentin kur gjermani e telefonoi atë nuk nguroi ti jepte konfirmimin në lidhje me propozimin e bërë. Mane është një nga elementët më të rëndësishëm të “The Reds-ave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat