Real Madridi përgjigjet me goleadë e spektakël

Futboll

Real Madridi përgjigjet me goleadë e spektakël

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 23:22
Rafael Varane

Edhe Reali i Madridit ndoqi rrugën e Barcës dhe Atleticos, duke fituar me goleadë në fushën e Betisit. Rafael Varane hapi serinë e golave që në minutën e katërt pas krosimit të Toni Kros.

Gjermani ftoi në finalizim edhe francezin Benzema për golin e 0-2 në minutën e 31-të, më pas i erdhi radhaz Marcelos që vetëm 8 minuta më vonë realizoi të tretin. Reali shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin e thellë 0-4 me Iscon tundi rrjetën në fundit të pjesës së parë pas një aksioni model.

Në pjesën e dytë andaluzianët gjetën golin e nderit me Cejudon më të 55-tën, para se Isco për herë të dytë e më pas Ronaldo të vulosnin fitoren e thellë 1-6 të Los Blancos. Ne renditje Atl. Madrid kryeson me Real Madridin me nga 18 pike, Sevilla 17 pike dhe Barcelona 16 pike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat