Enrique paralajmëron Manchester Cityn

Futboll

Enrique paralajmëron Manchester Cityn

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 23:34
Luis Enrique

Luis Enrique e ka quajtur “përgatitje e përkryer” fitoren e së shtunës kundër Deportivo La Corunas, për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt

Trajneri i Barcelonës Luis Enrique, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij ndaj Deportivos, duke e quajtur “përgatitje e përkryer” për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Katalunasit e mposhtën me 4:0 La Corunan dhe të mërkurën luajnë kundër klubit anglez. Lajm i mirë për kampionët e Spanjës është rikthimi i Leo Messit, i cili madje shënoi gol pas vetëm tre minutave lojë ndaj Deportivos.

“Jam shumë i kënaqur me përpjekjen e ekipit. Luajtëm ndeshje të kompletuar. Kjo është mënyra perfekte që të shkojmë në ndeshjen e radhës kundër Manchester Cityt. Kjo ndeshje ishte një test për ne dhe e kaluam”, ka thënë Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat