Bashkohet bota e futbollit në mbështetje të birit të Bonuccit

Futboll

Bashkohet bota e futbollit në mbështetje të birit të Bonuccit

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 23:46
Leonardo Bonucci dhe Matteos

E gjithë bota e futbollit është bashkuar për t’i dhuruar mbështetje Leonardo Bonuccit dhe birit të tij Matteos, i cili ka probleme shëndetësore dhe sërish është shtruar në spital.

Bonucci menjëherë pas kthimit nga Maqedonia në Itali, i është bashkuar familjes, ndërsa është lënë i lirë nga Juventusi për këto ditë.

Sëmundja e birit të Bonuccit ende nuk është bërë e ditur.

Shumë media në Itali, personalitete të sportit por edhe të fushave tjera, i kanë dërguar mbështetje të madhe Bonuccit dhe birit të tij, deri në kapërcimin e këtij momenti jo të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat