Skandal në Merdarë, ndërpritet ndeshja

Futboll

Skandal në Merdarë, ndërpritet ndeshja

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:33
Pamje nga një ndeshje

Hije e zezë për futbollin e Kosovës. Ndeshja Llapi-Feronikeli u ndërpre në minutën e 68-të, kur rezultat ishte 0:3 për mysafirët. Arsye e ndërprerjes së kësaj sfide është se një tifoz i pandërgjegjshëm nga tribuna qëllon me guri në këmbë gjyqtarin anësor Erduan Baliqin.  Ai nuk ka qenë në gjendje të vazhdoi ndeshjen dhe gjyqtari Fatmir Tahiri dha shenjë për ndërprerjen e ndeshjes. Kjo mund t’i kushtoi shtrenjtë skuadrës llapjane, ndërsa Feronikeli nga Drenasi, kampion në fuqi ishte në epërsi me 0:3. Ky është skandal  dhe është ndeshja e parë që u ndërpre në këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat