Shkëndija forcë për Sileksin! Shkupi frenon Vardarin

Futboll

Shkëndija forcë për Sileksin! Shkupi frenon Vardarin

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:38
Shkëndija i gëzohet fitores

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova tregoi paraqitje të shkëlqyeshme dhe në Kratovë e mposhti me rezultat 3:1 Sileksin, në ndeshjen e javës së dhjetë të Kampionatit të Maqedonisë. Futbollistet kuqezinj treguan forcën e tyre dhe nuk lejuan befasi.  Zhunior hapi ndeshjen me gol pas vetëm dy minutave lojë, ndërsa në pjesën e dytë Ibraimi me dy gola në minutën e 49-të e 65-të zgjodhi çështjen e fituesit. Vendasit shënuan për 1:3 me anë të Nedelkoviqit në minutën e 71-të.  Shkëndija renditet në vend të dytë me 20 pikë,  ka një ndeshje me pak se lideri Vardari. Në fakt Besart Ibraimi deri më tash ka realizuar pesë gola në kampionat.  Shkupi dëshmoi lojë të fortë dhe i nxori barazim 0:0 Vardarit, në ndeshjen që u luajt në ‘Çair’. Futbollistët shqiptar të Shkupi ndalën një pikë të madhe, ndërsa për Vardarin ky barazim është si humbje. Shkupi ngjitet në vend të gjashtë me 10 pikë të grumbulluara. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat