Mourinho ‘nën hetim’, rrezikon të dënohet

Futboll

Mourinho ‘nën hetim’, rrezikon të dënohet

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 18:27
Jose Mourinho

Trajneri i “djajve të kuq” Jose Mourinho rrezikon që të ndëshkohet nga federata angleze për shkak të komenteve të tij për gjyqtarin Anthony Taylor.

Komentet e Mourinho kanë të bëjnë për ndeshjen e nesërme mes Manchester United dhe Liverpool që do të arbitrohet pikërisht nga gjyqtari Taylor.

Portugezi e cilësoi arbitrin si mjaft të mirë, por shtoi se nuk beson që do të jetë në gjendje të mbajë një arbitrim të drejtë në sfidën mes United dhe Liverpool.

Këtë deklaratë ai e bëri të premten, ndërsa ka shumë shance që të ndëshkohet nga federata. Në kampionatin anglez, nuk lejohen komentet mbi arbitrat përpara ndeshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat