Tirana e nisur me dasmë dhe e ka kthyer në festë ndeshjen ndaj Skënderbeut në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë kanë mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-1 duke ia zbukuruar kështu ditën e dasmës, mbrojtësi Gentian Muça që në një nur të lartë të ftuarish dhe miqsh do të djeg shaminë e beqarit.
Tirana kaloi shumë shpejt në avantazh ndaj korçareve që në minutën e 17 të pjesës së parë me anë të kongelozit, Mervile, që gjuajti nga ashtë zone dhe topi përfundoi në rrjetë.
Ndeshja në pjesë e parë kishte një ritëm të lartë loje dhe atmosferë të ngrohtë nga ana e tifozëve të shumtë bardheblu. Sapo ka nisur pjesa e dytë Tirana ka shënuar dhe golin e dytë në minutën e 47 me kongolezin tjetër Moise.
Me avantazhin dy golave Tirana ka menduar se po hipotekonte fitoren dytë por në minutën e 82’ pas një aksion brenda në zonë Liridon Latifi ka shënuar për Skënderbeun duke i kërcënuar fitoren Tiranës deri në minutat e fundit të lojës.
Ekipi i Dajës ka shfaqur disa pasiguri dhe ka lënë hapësira në mbrojtje çka mund ti rrezikonin fitoren. Pas kësaj fitore të dytë radhazi, Tirana rendit në vendin e tytë me 13 pikë po aq sa Kukësi.
Skënderbeu pas 7 javës ka pësuar humbjen e parë por ndodhet në vendin e parë me 18 pikë që i ka marr në 6 fitore radhazi.