Carlos e favorizon Ronaldon

Futboll

Carlos e favorizon Ronaldon

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:40
Carlos

Roberto Carlos është i bindur se Cristiano Ronaldo do ta fitojë në janar çmimin “Topi i Artë” për të katërtën herë. Kjo është bindje për ish-mbrojtësin e famshëm brazilian, që ka luajtur në kulmin e karrierës te Real Madridi, aq sa thotë me shaka se “portugezi e ka tashmë trofeun e “Topit të Artë” në shtëpi, por ende nuk i ka thënë askujt”.

“Ronaldo ka marrë një kohë për t’u kthyer i njëjti, pasi lëndimit të gjurit. Jam i bindur se tani e tutje do të shohim Cristiano që njohim të gjithë, i njëjti që ka fituar Kampionatin Europian me Portugalinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat