Djali i trajnerit në Kosovë: Babi po fiton, doli TV!

Futboll

Djali i trajnerit në Kosovë: Babi po fiton, doli TV!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:11
Leor Çitaku i gëzohet fitores së babit

Ta kesh babin trajner të suksesshëm pa dyshim se e bënë të lumtur edhe të birin. Derbi i madh në mes të Prishtinës dhe Trepçës ’89 nga Mitrovica, përfundoi me fitoren e mitrovicasve me rezultat 2:0. Kjo fitore e veçantë dhe e gjashta radhazi për mitrovicasit, por pati edhe një karakteristikë tjetër të veçantë për trajnerin mitrovicas, Veton Çitaku, sepse iu gëzua shumë djali i tij, Leor, i cili luan për Trepçën ’89 U-13. Ai shihet në foto pranë televizionit duke sinjalizuar me gishta: 2:0 dhe iu gëzohet në anën tjetër që sheh babin në TV duke dhënë intervistë. Ndryshe Trepça ’89 është lider në renditje me 24 pikë, katër me tepër se Prishtina që mban vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat