Guardiola e dëshiron yllin e Bayernit

Futboll

Guardiola e dëshiron yllin e Bayernit

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:51
Mesfushori anësor i Bayernit, Kinglsey Coman

Mesfushori anësor i Bayernit, Kinglsey Coman mund të largohet në fund të stinorit.

Francezi ka shkëlqyer në Bayern që nga transferimi prej gjigantit italian Juventus.

Ishte trajneri spanjoll Pep Guardiola që insistoi për ta transferuar te Bayerni dhe ia arriti kësaj gjëje.

Por pasi Guardiola tani është pjesë e Manchester Cityt, është duke e kërkuar me ngulm francezin.

Sipas medieve gjermane, Pep është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për ta bindur Bayernin të heqë dorë nga ylli francez.

Mbetet të shihet nëse Guardiola dhe Coman do të punojnë në të njëjtin klub përsëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat