Pogba: Ibrën e kam si vëlla

Futboll

Pogba: Ibrën e kam si vëlla

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 14:09
Poga e Ibrahimoviç

Ylli i Mancheser United, Paul Pogba, ka përshkruar Ibrahimoviçin, si një vëlla i cili po e këshillon atë që të bëhet edhe një lojtar më i mirë. Reprezentuesi francez mund të jetë futbollisti më i shtrenjtë në botë, pas transferimit nga Juventusi për 110 milionë euro këtë verë, megjithatë është lojtari i cili erdhi si futbollisti i lirë në ‘Old Trafford’, që Pogba mëson nga ai. “Ibra është si një vëlla i madh. Ai ka mentalitet fituesi dhe është futbollist i madh”, ka deklaruar Pogba për televizionin francez TF1.

“Ai është shumë i rëndësishëm për klubin, pasi që së bashku me të mund të arrijmë objektivat që i kemi përpara”.

‘Djajtë e Kuq’ sonte ndeshen me rivalin më të madh në Angli, Liverpoolin në Anfield Road.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat