Berisha: Krijuam shumë raste

Futboll

Berisha: Krijuam shumë raste

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:16
Etrit Berisha

Portieri nga Kosova, Etrit Berisha,  ka qenë lojtar i ndeshjes në takimin Fiorentina-Atalanta. Portieri i kombëtares së Shqipërisë, ka qenë më i merituari që Atalanta nxori pikë në Firencë (0:0). “U pa një Atalantë me dëshirë dhe vendosmëri të madhe. Mund të merrnim në shtëpi diçka më tepër, pasi krijuam shumë raste. Por edhe një pikë në këto momente është rezultat i mirë. Jemi shumë të kënaqur.  Jam i lumtur që po mund ta ndihmoj ekipin. Trajneri dhe shokët e skuadrës kanë besim tek unë. Të gjithë bashkë po punojmë fort për të bërë diçka për së mbari”, ka thënë Berisha, i cili është vlerësuar lart nga mediat e ndryshme italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat