Çitaku: As që mendoja ta kaloja Prishtinën!

Futboll

Çitaku: As që mendoja ta kaloja Prishtinën!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2016 Në ora: 19:32
Veton Çitaku

 

Askush s’e kishte pritur se Trepça ’89 nga Mitrovica në gjashtë ndeshje do të regjistroi gjashtë fitore radhazi në Vala Superligën e Kosovës. Mitrovicasit nga 8 shtatori, pra prej humbjes në Drenas nga Feronikeli, kampion në fuqi, me rezultat 4:1, nuk njohin disfatë, sidomos nga koha kur e ka marr timonin e ekipit Veton Çitaku.  Fitorja e fundit me rezultat 2:0 kundër Prishtinës bëri sensacion, sepse pak kush ka llogaritur se do të triumfojnë. Futbollistët e ’89-shit treguan lojë të mirë në fushën pothuajse e mbuluar nga balta në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot dhe u kthyen me tri pikë, duke thelluar epërsinë në kreun e renditjes, katër pikë ndaj përcjellësit, Prishtinës.

“Bota sot”: Trepça ’89 vazhdon me fitore, e gjashta me radhë. A ia kishit besën ekipit kur e morët ta drejtoni pas largimit të trajnerit Bekim Shotanit?

Veton Çitaku: Po, Trepça ‘89 nën udhëheqjen time ka 6 ndeshje e 6 fitore. Ekipin e njoh shumë mirë, para se ta drejtoja ekipin kam qenë pesë vite drejtor sportiv. Kemi pas besim të ndërsjellë me kryesinë dhe futbollistët për ta menaxhuar ekipin. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat