Watzke: Gati të flasim me Realin për Aubameyang

Futboll

Watzke: Gati të flasim me Realin për Aubameyang

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 22:47
ilustrim

Borussia e Dortmundit është e hapur për të nisur bisedimet me Realin e Madridit për Pierre-Emeric Aubameyang. Shefi ekzekutiv i skuadrës verdhezi, Joakim Watzke la të kuptohet se nëse drejtuesit e Los Blancos do të bëjnë ofertën e duhur, kalimi i 27-vjecarit në kryeqytetin spanjoll mund të bëhet realitet.

“Nëse Reali do të vije te ne për Aubameyang, jemi të hapur për të biseduar, por nuk do të të jetë e lehtë. Dëshirojmë që ai të qëndrojë me ne.  Ndryshe nga disa lojtarë të tjerë që janë larguar së fundmi nga Borussia, ai ka kontratë deri në vitin 2020. Kam përshtypjen se edhe ai vetë nuk dëshiron të largohet.”

Kështu shprehet Warzke, por sulmuesi që këtë sezon ka shënuar 8 gola me Borussian, kurrë nuk e ka fshehur admirimin për Realin e Madridit . Mirëpo përvec Borussias, pengesë për blerjen e Aubameyang nga Los Blanos është edhe FIFA.

Gjykata e Arbitrazhit sportiv la në fuqi vendimin për pezullimin e merkatos së Reait për shkak të parregullsive me kontratat e minoreneve dhe nëse kjo masë ndëshkimore do të qëndrojë në fuqi atëherë Reali nuk doi të mund të bëjë asnjë blerje gjatë 2017-ës, pra as në janar dhe as verën e vitit të arshshëm. Përvec klubit spanjoll për sulmuesin nga Gaboni kanë shafqur gjithashtu interes Manchester City dhe Paris Saint Germain.

Një tjetër element për të cilin Reali interesohet është Gelson Martins i Sportingut të Lisbonës. Sipas As, në ndeshjen e championsit mes skuadrës portugeze dhe Borussias së Dortmundit, spanjollët do të dërgojnë specalistët e tyre për të vëzhguar evolucionin e 21-vjecarit, që shkëqleu pikërisht në “Santiag o Bernabeu” në takimin e parë të Championsit, që u fitua 2-1 nga skuadra e Zidan.

Talenti portugez ka një klauzolë largimi 60 milionë euro, por Sportingu pretendon t’i rinovojë kontratën me pesëfishim të pagës, pasi aktualisht përfiton vetëm 120 mijë euro në vit. Për Gelson Martins interesohen gjithashtu Barcelona, Manchestet United dhe Bayerni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat