Mourinho thyen një rekord negativ 15-vjeçar të Manchester Unitedit!

Futboll

Mourinho thyen një rekord negativ 15-vjeçar të Manchester Unitedit!

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 09:44
Jose Mourinho

Jose Mourinho është një nga trajnerët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Por, në tre vjetët e fundit karriera e trajnerit portugez ka pësuar rënie, ku Mou ka fituar vetëm një trofe duke u shpallur kampion i Ligës Premier me Chelsean.

Mou ka arritur një statistikë negative edhe në takimin me Liverpoolin, përkatësisht mbajtjes së topit me Manchester Unitedin.

Para 15 vjetëve, United në humbjen me rezultat 2:1 kundër Manchester Cityt kishte poseduar topin 39 për qind..

Por, dje nën drejtimin e portugezi uli këtë prag në 35 për qind, e cila po kritikohet në masë të madhe prej tifozëve të Djajve të Kuq.

Ndryshe, Liverpool dhe Manchester United barazuan pa gola në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Premier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat