Ky është talenti i madh i FC Prishtina

Futboll

Ky është talenti i madh i FC Prishtina

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 12:04
Bleon Sekiraqa me trajnerin gjerman

Klubi i futbollit Prishtina dhe Bleon Sekiraqa kanë nënshkruar kontratë trevjeçare. Bleon Sekiraqa është emër i futbollit që do të vije. Sapo ka mbushur 16 vite - i lindur më 14. 10. 2000, në fshatin Lluzhan të Podujevës, me banim në Prishtinë. Sekiraqa ka kaluar të gjitha kategoritë e reja të Shkollës së futbollit të Prishtinës dhe të Përfaqësueses së Kosovës. Sulmuesi, 178 cm. i gjatë, luan me të dy këmbët edhe pse shquhet me këmbën e tij të majtë. Nga gjashtë ndeshjet kampionale të Raiffaisen Superligës së kadetëve, ka shënuar 5 gola dhe është më i merituari që me skuadrën e prirë nga trajneri, Fadil Berisha, udhëheq bindshëm klasifikimin e Ligës unike të kadetëve që është themeluar në këtë edicion garash. Sekiraqa, nuk do të jetë i fundit që nga kjo gjeneratë do të promovohet me kontratë profesionale, pasi që ka edhe disa futbollistë tjerë të talentuar që klubi me kohë do t’i promovoj profesionalisht në gjirin e saj, thuhet nga FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat