Modri vazhdon për një kohë të gjatë me Realin

Futboll

Modri vazhdon për një kohë të gjatë me Realin

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 14:08
Luka Modriç

Mesfushori Luka Modriç ka firmosur kontratën e re me Real Madridin, që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2020. Lajmi është zyrtar, me njoftim nga sajti i klubit. Kontrata e fundit e mesfushorit kroat skadonte në vitin 2018, por tani ai ka pranuar ta zgjasë bashkëpunimin me “Los Blancos” edhe për dy vite të tjera. Modric iu bashkua kampionëve të Spanjës në gusht 2012, i transferuar nga Tottenham. Që atëherë, ai ka luajtur titullar me çdo trajner të “Galaktikëve”, duke filluar me portugezin Jose Mourinho. Deri tani, 31-vjeçari ka bërë 180 paraqitje në të gjitha kompeticionet me fanellën e bardhë, duke fituar dy herë Champions League po kaq Superkupën e Evropës, një herë Botërorin për klube, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat