Babai i trajneri të Manchester Cityt ka folur për të ardhmen e tij.
Në prag të rikthimit të Guardiolas në Camp Nou, por këtë herë si kundërshtar, kanë nisur edhe spekulimet se ai një ditë mund të kthehet në stolin e katalanasve.
Mirëpo një gjë të tillë e mohon i ati i trajnerit, Valenti Guardiola, i cili thotë se një gjë e tillë nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë.
“Rikthimit te Barca? Çfarë? E vërteta është se askush nuk do ta shoh atë të rikthehet atje, as si president, as si trajner, e as si mbledhës i topave. Vitet e tij te Barcelona kanë marrë fund, kështu që nuk do të kthehet më”, ka thënë Valenti për Caden SER.
Guardiola ka udhëhequr Barcelonën, nga viti 2008 deri më 2012.