Llapjanët vizituan gjyqtarin që u qëllua me gur

Futboll

Llapjanët vizituan gjyqtarin që u qëllua me gur

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2016 Në ora: 15:07
Pamja nga vizita

Gjyqtari anësor Erduan Baliqi është shumë më mirë pas goditjes me gur në këmbë nga një tifoz i pandërgjegjshëm llapjan. Ai ishte anësor në ndeshjen e elitës së futbollit të Kosovës në mes Llapit dhe Feronikelit, e cila u ndërpre në minutën e 63-të. Drejtori i klubit llapjan, Nexhat Dumnica, sot ka vizituar anësorin z. Erduan Baliqi pas incidentit që ndodhi të dielën në Merdare nga njerëz të pandërgjegjshëm. “Drejtori i klubit i ka uruar shërim sa më të shpejtë dhe shpresojmë që mos të përsëriten skena të tilla më askujt në Kosovë”, bëhet e ditur nga llapjanët për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat