Ylli i Arsenalit kritikon Xhakën për përjashtimin

Futboll

Ylli i Arsenalit kritikon Xhakën për përjashtimin

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 16:13
Granit Xhaka

Futbollisti i Arsenalit, Alex Oxlande-Chamberlain, ka folur për kartonin e kuq të Granit Xhakës ndaj Swanseat.

Ai e konsideron përjashtimin e Xhakës të drejtë, duke thënë që kosovari s’ka pse të ankohet.

“Isha jashtë fushe dhe thosha me vete: ‘Padyshim se ai do të përjashtohet’”Gjyqtarët na shpjeguan vendimin se ishte i drejtë, prandaj mendoj se ai nuk mund të ankohet. Ai nuk është lojtar i dhunshëm, por ndonjëherë është i ngathtë”, deklaroi Chamberlain.

Faktin që Arsenali s’do të apelojë për kartonin e kuq, e ka konfirmuar edhe trajneri Arsene Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat