Eto’o vë bast 100 mijë euro me një tifoz

Futboll

Eto’o vë bast 100 mijë euro me një tifoz

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 21:07
Samuel Eto’o

Samuel Eto’o është konfrontuar me tifozët e Antalyasporit, të cilët janë të pakënaqur me rezultatet e ekipit.

Pas shtatë xhirove, Antalyaspor është e fundit në tabelë me vetëm tri pikë dhe pa asnjë fitore të vetme.

Barazimi i fundit me Rizespor, ka bërë që tifozët të shpërthejnë ndaj lojtarëve dhe Samuel Eto’o është afruar për të biseduar me ta.

Sulmuesi kamerunas u ka premtuar se skuadra shumë shpejt do të reagojë dhe do t’i kthehet fitoreve, e madje i ka premtuar një tifozi se nëse nuk arrijnë të zënë njërën nga 10 pozitat e para deri  në fund të kampionatit do t’i dhurojë atij 100 mijë euro..

“Ne do ta përfundojmë kampionatin në top 10 vendet e para dhe ky është një premtim që do ta mbaj. Më besoni për këtë që po them, nëse nuk arrijmë në njërin nga 10 vendet e para do të dhuroj 100 mijë euro”, i ka thënë Eto’o tifozit.

Antalyaspor në javën e ardhshme ndeshet me kampionët aktual të Beshiktash. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat