Presidenca refuzon dorëheqjen e Maganit

Futboll

Presidenca refuzon dorëheqjen e Maganit

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 21:11
Gugash Magani

Dorëheqja e Gugash Maganit nuk është pranuar nga klubi i Flamurtarit. Sipas burimeve të Supersport gjatë ditës trajneri, që një ditë më parë kërkoi largimin nga skuadra dhe presidenti Idrizi kanë patur një komunikim të gjatë me njëri-tjetrin ku numëri 1 i klubit i ka bërë të ditur Maganit se  dorëheqja e tij nuk pranohet madje ka biseduar me teknikun për gjetjen e një zgjidhje. Mësohet se Magani ia ka bërë të qartë Idrizit se me situatën aktuale, ku financat mbeten një problem ai nuk mund të drejtojë një skuadër dhe i ka kërkuar presidentit që t’i japë një zgjidhje ngërcit financiar, më shumë për skuadrën sesa për atë personalisht. Trajneri mësohet se i ka dhënë kohë 48 orë Idrizit, të paktën për gjetjen e një zgjidhje të pjesshme, sic është dhe dhënia minimalisht e një page për futbollistët. Aktualisht trajneri gjendet në Maqedoni për arsye personale dhe stërvitja gjatë kësaj të marte është drejtuar nga zëvendësi i tij, Klodian Dervishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat