Napoli vë në shitje Insignen

Futboll

Napoli vë në shitje Insignen

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 19:23
Insigne

Presidenti i klubit italian Napoli, Aurelio de Laurentis është duke menduar shitjen e sulmuesit të krahut.

Lorenzo Insigne ka qenë vetëm hija e atij lojtari që jemi mësuar ta shohim në vitet kaluara.

Ai tashmë ka humbur edhe vendin e titullarit në ekipin e Napolit dhe presidenti De Laurentiis po mendon shitjen e tij.

Insigne ka kontratë deri më 2019 me napolitanët, me një pagë prej 1.8 milionë eurosh në vit, por ai ka kërkuar vazhdim të saj dhe rritje të ardhurave prej 6 milionë në vit.

Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga drejtuesit e Napolit dhe marrëdhëniet mes dy palëve janë prishur, kur agjenti i futbollistit ka lënë të hapur mundësinë që ai të largohet nga San Paolo këtë vit.

Sipas faqes së specializuar për transferimin e lojtarëve Calciomercato, De Laurentiis i ka vënë çmimin prej 50 milionë eurove, lojtarit që adhurohet nga tifozët e Napolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat