Tirana do të shfrytëzojë momentin e mirë

Futboll

Tirana do të shfrytëzojë momentin e mirë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 19:36
ilustrim

Zbardhet dhe misteri i fundit i programit të javës së 8-të Kategorisë Superiore. Luftëtari-Tirana do të luhet në fushën e Peqinit. Ka qenë ky vendimi i marë nga drejtuesit e klubit gjirokastrit që ju duhet të udhëtojnë për ndeshjet në shtëpi duke qenë se stadiumi në qytetin e tyre është duke u rikonstruktuar. Alternativa të tjera për zhvillimin e kësaj ndeshjeje ishin dhe stadiumi Adush Muca i Ballshit, Elbasan Arena apo në Vlorë për te Luftëtari kanë zgjedhur fushën e Peqinit ku luajtën para dy takimesh e madje patën edhe fat pasi ndalën aty 1-1 Vllazninë. Tiranës ndërkohë në këtë takim, i duhet të shfrytëzojë momentin e mirë të krijuar pas triumfit ndaj Skënderbeut, për të gjetur vazhdimësinë aq të nevojshme për të synuar objektiva madhorë.

Bardheblutë i kanë nisur përgatitjet për Luftëtarin në një frymë mjaft pozitive dhe padyshim që në këtë takim janë favoritë në letër, dhe do të synojnë të bëjnë të tjerë hapa në klasifikim. Kalendari është mjaft favorizues për javët në vazhdim për Tiranën që pas suksesit ndaj Skënderbeut i duhet të konfirmojë se nuk lë pikë rrugës në ndeshjet ku konsiderohet favorite, pasi do të përballet me radhë me Luftëtarin në një fushë praktikisht asnjëanëse, dhe më pas do të presë në shtepi Vllazninë, Teutën dhe Lacin, seri ndeshjesh që nëse përballohen me sukses mund të ssjellin një thesar pikësh dhe të tjera pozita në klasifikim. Për ndeshjen e radhës me Luftëtarin, trajneri Ilir Daja shikon ti rikthehet në dispozicion Asion Daja i cili është rikuperuar, por i duhet të bëjë ndërkohë në mbrojtje pa shërbimet e Erjon Hoxhallarit i cili ka plotësuar numrin e kartonave. Trajnerit kryeqytetas i duhet të vendosë gjatë ditëve në vazhdim për plotësimin e bsohllëkut në krahun e mbrojtjes, ku një alternativë mjaft e kuotuar është ajo e të riut Domgjoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat