Bonucci dëshironte M.City, Juventusi e ndaloi!

Futboll

Bonucci dëshironte M.City, Juventusi e ndaloi!

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 22:11
Bonucci

Verën e kaluar dy klubet e Manchesterit kishin projektuar të shvatnin Juventusin duke transferuar në ishullin britanik dy lojtarë simbol të skuadrës bardhezi. Por në fund vetëm Manchester United ia arriti qëllimit duke blerë për 105 milionë Euro kartonin e Paul Pogba, sepse transferimi i Leonardo Bonuccit te Manchester City mbeti thjeshtë një blerje në tentativë. Pep Guardiola e dëshironte me cdo kusht qëndërmbrojtësin e kombëtares italiane, por në fund trajneri spanjoll nuk arriti të kishte nën urdhrat e tij 29-vjecarin. Ferran Soriano, administratori i deleguar i Citiziens ka zbuluar një prapaskenë interesante të merkatos, duke theksuar në një intervistë se vetë Bonucci pranoi të transferohej në Etihad Stadium por ishte Juventusi që bllokoi kalimin e tij te Manchester City.

Në një prononcim për mediat spanjolle, Ferran Soriano deklaroi se kishte shumë lojtarë të cilët dëshironin të transferoheshin  te Manchester City verën e kaluar dhe njëri prej tyre ishte Bonucci. “Kishim pëlqimin e lojtarit por pasi kontaktova me drejtorin sportiv të Juves Fabio Paraticci për tu bërë të ditur ofertën tonë, përgjigjja që mora ishte komplet negative, me këtë fundit që më bëri të ditur se mbrojtësi ishte i pashitshëm”. Një sinjal mëse i qartë ky se Juventusi nuk kërkon të privohet nga lojtarët e tij më të mirë edhe pse në verë hoqi dorë nga Paul Pogba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat