Disiplina gjobit Tiranën dhe Skënderbeun

Futboll

Disiplina gjobit Tiranën dhe Skënderbeun

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 22:33
ilustrim

Gjobë për Tiranën dhe Skënderbeun. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar dy klubet duke i gjykuar të gabuara sjelljet e dy tifozerive në stadiumin “Selman Stermasi” për ndeshjen e javës së 7 mes kryeqytetasve dhe kampionëve në fuqi. Në këtë mënyrë, Tirana është gjobitur me 300 mijë Lekë, ndërsa Skënderbeu me 100 mijë. Gjithashtu, klubi korçar duhet të dëmshpërblejë bardheblutë edhe për dëmin e shkaktuar nga tifozët në stadium.

Vendimet e tjera të kësaj jave adresohen ndaj disa skuadrave në kategoritë inferiore ku Dinamo paralajmërohet për sjellje të gabuar të tifozëve. Kjo nuk është hera e parë që Tirana dënohet me gjobë për shkak të sjelljes së tifozëve. Vetëm disa ditë më parë, klubi kryeqytetas u dënua me 50 mijë lekë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në takimin kundër Korabit. Po në javën e gjashtë, Skënderbeu u gjobit me 100 mijë Lekë për situatën e tensionuar që krijuan tifozët në ndeshjen kundër Teutës në Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat