Karizmatiku i futbollit të Kosovës

Futboll

Karizmatiku i futbollit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:07
Ismet Munishi

Ismet Munishi është kryetrajner i ri i klubit të futbollit Drita nga Gjilani. Nga ish-trajneri i KF Ferizajt, Agron Selmani,  merr komplimente. Madje Selmani e quan edhe si njeriu karizmatik! “Ismet Munishi, ky njeri karizmatik, ditë me parë mori të udhëheq KF Dritën nga Gjilani dhe ende pa filluar mirë punën me karizmën e tij e ka vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat në klub dhe i gjithë qyteti e Gjilanit jeton dhe diskuton për dhe rreth futbollit. Ai u kujdes dhe ishte i matur në deklarata, nuk apostrofoi kolegun në shkuarje dhe ishte konkret në objektivat e klubit. 
Ai bëri një lidhje të shëndosh me lojtarët, sepse që nëe fillim ai u shpreh: “…se ka besim në lojtarët e vetë që aktualisht janë aty!”. Përkundër asaj se KF Drita është në pozitën e fundit dhe kjo mendoj unë bën diferencën nga disa koleg të tjerë që në mungesë edhe të rezultateve mossuksesin e vet ia atribuojnë angazhimit të vonshëm. Puna e mëhershme jo e mirë apo edhe mungesa e kualitetit të lojtarëve duke dalë nga primesat e Kodit Etik Profesional dhe duke u munduar të krijojnë për vetveten një mekanizëm mbrojtës apo një ambient justifikues dhe jo vetëkritikë”, shkruan Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat