Pas aksidentit të tmerrshëm, gjatë mesditës së sotme ka dalë nga spitali gruaja e trajnerit të njohur britanik, Harry Redknapp.
Drama ndodhi dje ku Sandra Harris mbeti e plagosun rëndë pasi i shoqi e tërhoqi zvarrë me ‘Range Rover’, shkruan "Daily Star"
Dëshmitarët thanë se ishte një aksident i çuditshëm dhe i frikshëm pasi 69-vjeçari e kishte lënë të shoqen te disa dyqane, por palltoja e saj ngeci në derën e makinës ndërsa Redknapp i jepte gaz pa e parë gruan e tij.
Ditën e sotme Harry Redknapp është parë të presë bashkëshorten e tij e cila momentalisht nuk mund të lëvizë por shihet e ulur sipër një karroce.