Maradona e xhelozon vetëm këtë futbollist

Futboll

Maradona e xhelozon vetëm këtë futbollist

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:51
Diego Maradona

Diego Maradona është shprehur së fundmi se do dëshironte të ishte në vendin e ish-lojtarit të Barcelonës, Roman Riquelme.
Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona është shprehur së fundmi se do dëshironte të ishte në vendin e ish-lojtarit të Barcelonës, Roman Riquelme.

Ish-sulmuesi i kombëtares së Argjentinës e admiron bashkëpatriotin e tij për rikthimin me triumf te Boca Juniors pas shumë vitesh plot suksese në Evropë.

Ish-kampioni i botës me përfaqësuesen bardhekaltër përmendi si shembull edhe ish-sulmuesin e Juventusit, Carlos Tevez.

“Riquelme kishte shumë fat që arriti të kthehej me të gjitha forcat për t’i dhënë Boca-s atë që i dha”, u shpreh Maradona.

“Edhe Tevezin e mbaj në zemër, sepse u rikthye pas periudhës së tij te Juventusi, edhe pse kishte oferta nga Atletico Madrid dhe Bayern. Ai zgjodhi Boca-n. Për këtë Carlitos është numri një në shpirtin dhe zemrën e këtij klubi. Ajo që bëri Riquelme ishte madhështore dhe do të më pëlqente të isha si ai”, theksoi ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat