Roma tronditet në shtëpi nga Austria Viena

Futboll

Roma tronditet në shtëpi nga Austria Viena

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 23:17
El Shaarawy

Roma ka lëshuar epërsinë prej 3-1 ndaj Austria Vienës për të pranuar dy gola në fund të cilat ia siguruan një pikë të artë mysafirëve në Olimpico me rezultat 3-3.

Holzhauser kaloi në epërsi Austrinë në minutën e 16-të.

Vetëm tri minuta më vonë El Shaaraëy shënoi për 1-1, para se sërish i njëjti (34’) të shënonte për 2-1.

Në pjesën e dytë Alessandro Florenzi (69’) me asistin e dytë të Tottit shënoi për 3-1 dhe atë që u mendua të jetë një fitore e lehtë për Romën.

Por Prokop (82’) dhe Kayode (84’) shënuan për 3-3 dhe barazimin e rezultatit.

Deri në fund nuk pati ndonjë ndryshim në rezultat dhe Roma kështu nuk arriti fitore në shtëpi ani pse super e favorizuar.

Në Grupin E Roma vazhdon të jetë lidere e përbashkët me Austria Vienan me nga pesë pikë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat