Pse gjuajti Pogba penalltinë para Rooneyt? Kjo është përgjigjja e francezit

Futboll

Pse gjuajti Pogba penalltinë para Rooneyt? Kjo është përgjigjja e francezit

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 00:07
Paul Pogba

Të gjithë u çuditën kur Paul Pogba gjuajti penalltinë për Manchester United, derisa ishte Wayne Rooney në fushë.

Por mesfushori francez ka marrë leje nga kapiteni Wayne Rooney për ta ekzekutuar penalltinë.

Ka qenë vetë lojtari më i shtrenjtë në histori që e ka treguar këtë gjë pas ndeshjes.

“Normalisht morra leje nga Rooney për ta gjuajtur penalltinë. Ai më tha që mund ta gjuaj dhe jam i lumtur që shënova”.

“Ishte një fitore e bukur ndaj një skuadre të mirë dhe këto tri pikë na japin qetësi”.

“Besojmë se do të kalojmë si të parët nga Grupi dhe të vazhdojmë drejt qëllimit që është trofeu”, përfundoi ish-anëtari i Juventusit.

Manchester United trimfoi me rezultat të thellë 4-1 ndaj Fenerbahces, ndërsa Pogba shënoi dy gola në këtë përballje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat