De Boer i lumtur për fitoren e parë në Evropa Ligë

Futboll

De Boer i lumtur për fitoren e parë në Evropa Ligë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 00:41
Frank de Boer

Frank de Boer ka lavdëruar lojtarët për paraqitjen ndaj Southampton në Europa League.

Interi fitoi 1:0 ndaj skuadrës angleze ku golin e vetëm në këtë mbrëmje e shënoi Antonio Candreva në minutën e 67’të të ndeshjes.

Trajneri i klubit italian, Frank de Boer, lavdëroi lojtarët për paraqitjen në këtë ndeshje, teksa tha se për të vazhduar tutje duhet të ftojnë gjitha ndeshjet e mbetura.

“Duhet të fitojmë çdo ndeshje të mundshme nëse duam të vazhdojmë më tej në Europa League”, tha fillimisht De Boer.

“Dua t’i përgëzojë lojtarët për paraqitjen ndaj Southampton. Ishin të disiplinuar dhe luajtën me shumë përkushtim”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat