Mediat ruse akuzojnë Anzhin për Bernard Berishën

Futboll

Mediat ruse akuzojnë Anzhin për Bernard Berishën

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 07:52
Bernard Berisha

Bernard Berisha për herë të parë këtë sezon e nisi ndeshjen me Anzhin nga bankina.

Kjo i ndodhi në takimin e së dielës, mirëpo inkuadrimi i tij në minutën 46, ndaj Terek Groznit, bëri që shkaku i tij kundërshtari të mbetet me një lojtar më pak në fushë.

Ai pati paraqitje brilante sidomos me depërtimet e tij nga e majta.

Sot, mediat ruse, para ndeshjeve të radhës shkruajnë se është e pakuptueshme se si ai nuk e nisi ndeshjen titullar.

“ Është vështirë e pakuptueshme se çfarë po ndodh me Anzhin dhe përse lideri i tyre, Bernard Berisha, humbi vendin e titullarit, edhe pse skuadra nuk ka fituar prej një muaji”, shkruan “footballtop.ru”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat